Κυριακή 17 Ιουλίου 2011

Στην εφημερίδα «Shqip»: Εφ΄όλης της ύλης συνέντευξη του πρόεδρου του ΚΕΑΔ Β. Ντούλε


-το αποτέλεσμα στη Χιμάρα μη αναμενόμενο από μας, παραμένουμε όμως πρώτη πολιτική δύναμη
-το κράτος του Δ.Κόμματος ίδρυσε και στήριξε πολιτικά και οικονομικά το αποκαλούμενο κόμμα «των ελλήνων» ΜΕΓΚΑ
-το φθινόπωρο αναμένονται κινήσεις και νέα πλατφόρμα για την ενοποίηση της πολιτικής εκπροσώπησης της ΕΕΜ
Εφ΄όλης της ύλης συνέντευξη παραχώρησε ο πρόεδρος του ΚΕΑΔ Β. Ντούλες στην εφημερίδα «Shqip». Στην συνέντευξη ο Ντούλες κάνει αναφορά στην θετική έκβαση αυτών των εκλογών για το ΚΕΑΔ, αλλά και για το όχι καλό αποτέλεσμα στη Χιμάρα.

Σχετικά μ΄αυτό  αναφέρει πως » το ΚΕΑΔ προς στιγμήν  κέρδισε 8 επαρχίες  όπου είχαμε δικούς μας υποψηφίους και περιμένουμε κι άλλη μια επαρχία όπου θα επαναληφθεί η διαδικασία. Σχετικά με το εκλογικό αποτέλεσμα στη Χιμάρα,  είπε πως ήταν μη αναμενόμενο για μας. Κανείς, κι όχι μόνο εμείς ως ΚΕΑΔ, αλλά και κανέναν  από τα μίντια δεν προαισθάνθηκε ένα τέτοιο αποτέλεσμα. Μολαταύτα, απ΄την πρώτη μετεκλογική ανάλυση που έγινε προκύπτει πως δεν είναι  πολιτική αποτυχία του ΚΕΑΔ στη Χιμάρα, εμείς παραμένουμε πρώτη πολιική δύναμη κι αυτό σημαίνει πολλά… Να επισημάνω ακόμα το γεγονός πως οι δυο θητείες του Μπολάνου στη Χιμάρα άφησαν πραγματικά ανεξίτηλα ίχνη στο Δήμο.. Είμαστε αποφασισμένοι η συμβολή αυτή να μην θιχτεί. Πρώτον όσον αφορά την ταυτότητα, τις ιδιαιτερότητες  και την κληρονομιά των Χιμαραίων,
Δεύτερον το θέμα της ιδιοκτησίας. Είναι ιδίαίτερα σημαντικό η συνέχιση του προγράμματος για την καταγραφή των ιδιοκτησιών σε συνεργασία με τον ΟΑΣΕ…ενώ κατά τα χρόνια που διοίκησε ο Μπολάνος το δήμο, ακολουθηκε μια σωστή οικιστική πολιτική η οποία πρέπει να συνεχιστεί… αυτό ασφαλώς απαιτεί τη συνεργασία όλων των παραγόντων έχοντας ως σημείο αναφοράς τη συμβολή  και την κληρονομια του Μπολάνου επικεφαλής του Δήμου της Χιμάρας.
Σε ερώτηση σχετικά με τα προβλήματα διάσπασης και εάν πλέον τίθεται ως πιθανότητα η ενοποίηση της πολιικής εκπροσώπησης της ελληνικής μειονότητας ο πρόεδρος του ΚΕΑΔ μεταξύ των άλλων αναφέρει:
«Σχετικά με την εκπροσώπηση της Εθνικής Ελληνικής Μειονότητας, και εκεί παρατηρείται το φαινόμενο των διαφορετικών αντιλήψεων, γιατί γίνεται λόγος για μια ανεπτυγμένη κοινότητα, κοινωνικά , οικονομικά και μάλιστα με πολιτικές ανησυχίες. Μην ξεχνάτε πως τα μέλη της ΕΕΜ ήταν από τους  ανθρώπους που καταδιώχθηκαν πιο πολκύ κατά τον κομμουνισμό..
Μετά το 2009 όμως έχουμε έναν άλλο καθοριστικό παράγοντα, που δημιούργησε αυτά τα φαινόμενα στο χώρο της ΕΕΜ: Η βίαιη παρέμβαση, όχι από το Δημοκρατικό Κόμμα, αλλά από το κράτος του Δ.Κ. ώστε να κομματιάσει την πολιτική εκπροσώπηση της ΕΕΜ. Ιδρύθηκε ένα νέο πολιτικό σχήμα, κατευθυνόμενο και χρηματοδοτούμενο με όλα τα μέσα, πολλάκις καταχρηστικά, , πολιτικά, οικονομικά και χρηματικά από τον κ. Μπερίσα. Κι ενώ το 2009 απέτυχαν  φορώντας τη μάσκα του Δ.Κ., στις εκλογές του 2011 απέτυχαν εξ ολοκλήρου και με τη νέα μάσκα που φόρεσαν, το αποκαλούμενο κόμμα ΜΕΓΚΑ.
Έχουμε να κάνουμε με τους ίδιους ανθρώπους, τις ίδιες αρχές, το 2009 εμφανίστηκαν ως οργανώσεις του Δ.Κ., ενώ τώρα ως ένα καθαρό «ελληνικό» κόμμα.
Στη συνέχεια ο Ντούλες απάντησε στην πιθανότητα ενοποίησης του πολιτικής εκπρόσώπησης της ΕΕΜ λέγοντας πως «εμείς δουλεύουμε εντατικά και θα έχουμε αποτελέσματα εντός του φθινοπώρου, που θα ενοποιήσουν την πολιτική εκπρόσώπηση της ΕΕΜ. Αυτό είναι απαραίτητο, όχι μόνο να υλοποιήσουμε μια δυναμική εκπροσώπηση, που θα προωθήσει το στάτους των δικαιωμάτων αλλά και θα συμβάλλει στις θετικές εξελίξεις σε σχέση με τη δημοκρατία, το σεβασμό των δικαιωμάτων του ανθρώπου και των μειονοτήτων…
Ως προς τον τρόπο υλοποίησης » Δεν έχει σημασία ο τρόπος, πρέπει και πιστεύουμε ότι υπάρχουν όλες οι προϋποθέσεις να υλοποιηθεί το ουσιαστικό. Στη συνέχεια σε σχέση με τον τρόπο, θα υπάρξουν συζητήσεις ποιος θα είναι ο πιο αποτελεσματικός στην υλοποίηση μιας  νέας  πλατφόρμας για την πολιτική εκπροσώπηση της ΕΕΜ.»
Παραθέτουμε ολόκληρη τη συνέντευξη:
Intervistë
me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule

Zgjedhje të
cenuara dhe pa standarde në kuadër të të cilave opozita arritur rezultatin
maksimal. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka vlerësuar në intervistën për
“Shqip” paraqitjen e koalicionit ku aderon, duke ndarë kështu të njëjtin gjykim
me kreun lokalist Edi Rama. Sipas tij, humbja në Himarë ishte pasojë e taktikës
së gabuar elektorale dhe se analiza paszgjedhore shtron si detyrë rikoagulimin
e forcave përfaqësuese të minoritetit. Sipas Dules, ajo çfarë ndodhi pas vitit
2009, ishte pjesë e një operacioni politik dhe financiar të drejtuar nga
Kryeministri Sali Berisha, i cili arriti përçarjen e pakicës greke. Një faturë
përgjegjësie mban kreu i qeverisë edhe sa i përket regjistrimit të popullsisë,
një çështje mbi të cilën, sipas Dules, po kultivohet rrezikshëm prishja e
bashkëjetesës etnike dhe fetare.

Z. Dule,
tanimë që procesi zgjedhor i 8 majit përfundoi, cili është konkluzioni juaj mbi
integritetin?

Nëse këndvështrimi i zgjedhjeve do të jetë i
fragmentarizuar, ky do të ishte një gabim fatal për të gjithë ata që janë të
përfshirë drejtpërsëdrejti në politikë, apo edhe ata që i përkasin një rrethi
më të gjerë. Procesi zgjedhor duhet dhe nuk mund të shihet veçse si një dhe i tërë.
Dhe duke u parë si i tillë, provoi edhe një herë se jemi një vend ku bëhen
zgjedhje, politike apo administrative dhe me njërën apo tjetrën mënyrë, herë me
ndërhyrje brutale, herë me ndërhyrje kirurgjikale, herë me vendime KZAZ-ja dhe
herë me vendime KQZ-je, fitues medoemos duhet shpallur Berisha. Pra e kuptoni
se jemi shumë larg të pasurit një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe të
barabartë dhe për rrjedhojë, të pakontestueshëm siç kërkon niveli i një
demokracie të pjekur. Jemi pikërisht ajo si na përshkruajnë Intelligence Unit
të “The Economist”; jemi një vend me një sistem politik hibrid. Dhe kjo nuk na
nderon, por përkundrazi jep alarmin se kemi të gjithë detyrime ndaj misionit që
kemi për Demokraci, sistemin politik dhe shtetin e së Drejtës.

Po për sa i përket rezultatit të arritur nga opozita, por
edhe partia juaj, PBDNJ? Diçka më specifike edhe për Bashkinë e Himarës, nisur
nga ndjeshmëritë e larta për këtë njësi administrative…

Rezultati i opozitës, në kushtet që u zhvilluan zgjedhjet,
ishte më i miri i mundshëm. Alternativa e saj ishte dominuese, duke u
përshtatur në realitetet lokale, duke filluar që nga metropoli, pra Tirana e
deri te komuna më e vogël. Si Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, jemi
për momentin në numrin 8 të komunave ku ne garuam drejtpërdrejt me kandidatë
për kryetarë dhe presim edhe një komunë tjetër, ku procesi zgjedhor do të
zhvillohet sërish. Në lidhje me rezultatin zgjedhor në Bashkinë e Himarës, ai
ishte befasues për Ne, sepse askush, jo vetëm ne si PBDNJ që ishim të përfshirë
drejtpërdrejt, por asnjë prej mediave nuk kishte parandierë një rezultat të
tillë. Por sidoqoftë, edhe me analizën e parë paszgjedhore, rezulton se nuk
është një dështim politik i PBDNJ në Himarë – ne mbetemi forcë e parë politike
dhe kjo është domethënëse. Ajo e cila çoi në humbjen e zgjedhjeve në Bashkinë e
Himarës ishte dështimi i taktikave tona elektorale dhe këtu do kërkoj edhe
analizë, edhe reflektim të mëtejshëm. Sepse Himara, është një bashki shumë e
rëndësishme për Ne; kemi, do të thosha, “hegjemoninë” politike dhe është e
pafalshme që kur ekzistojnë këto kushte, të mos kemi dhe atë që është e
vetëkuptueshme: administrimin e kësaj bashkie prej forcës së parë politike. Por
ajo që është me shumë rëndësi dhe dëshiroj ta theksoj, është fakti që gjatë dy
mandateve të veta, z. Bollano ka lënë një gjurmë me të vërtetë të pashlyeshme
në atë bashki. Ne do të jemi shumë të vendosur që ky kontribut të mos cenohet.
Kjo pikë, së pari në aspektin e respektimit të identitetit, veçorive dhe trashëgimisë
së komunitetit himarjot. Së dyti, në çështjen e pronësisë. Është me rëndësi
vazhdimi i projektit për regjistrimin e pronave në bashkëpunim me OSBE-në –
proces i nisur dhe përfunduar në aspektin juridik nga z. Bollano, që është duke
u implementuar në momentet që po flasim dhe që shpresojmë të japë një argument
të fortë për zgjidhjen përfundimtare për statusin e pronës në një zonë me
potenciale të mëdha turistike për të gjithë vendin. Së treti; gjatë gjithë
viteve që Bashkia u drejtua nga z. Bollano, u ndoq një politikë mjaft racionale
urbanistike. Duhet që të vazhdohet kjo, nëse duam që ta ruajmë Himarën nga
shfaqjet e masakrës urbanistike që kanë ndodhur në Durrës, Sarandë apo gjetkë.
Kjo sigurisht që kërkon bashkëpunimin e të gjithë faktorëve, duke pasur si pikë
orientimi kontributin dhe trashëgiminë “Bollano” në krye të Bashkisë së
Himarës.

Z. Dule, e majta, të paktën që prej vitit 2005, ka
manifestuar si problem qenësor të vetin ndasinë dhe përçarjen. Në fakt, pas
vitit 2009, edhe PBDNJ u përfshi nga një dukuri e këtillë. A shtrohet tashmë si
mundësi unifikimi i përfaqësimit politik të minoritetit grek, nisur edhe nga
shpërndarja e përfaqësuesve të tij sa në djathtas-majtas?

Shtruat dy-tri elementë dhe do të përpiqem t’u përgjigjem në
mënyrë lakonike. Së pari, PBDNJ është në një bashkëpunim me koalicionin e
majtë, por në vetvete nuk është një forcë e majtë, por një forcë e Qendrës, e
hapur për bashkëpunime me ato forca që e bashkon vizioni dhe interesat që
garantojnë ecjen para në sfidën tonë integruese në Bashkimin Europian. Së dyti
është e natyrshme në forcat e majta që të karakterizohet jeta dhe aktiviteti i
tyre politik dhe elektoral nga prirje centripete (qendërikëse). Janë si në
koncept dhe në ushtrimin e politikës më liberalë. Dhe aq më tepër kjo në vendin
tonë; dihet që Partia Socialiste ka qenë mes dy forcave të mëdha pararendëse e
demokracisë së brendshme, e mendimit “Ndryshe” dhe kështu me radhë, në
kundërshtim nga forca tjetër që karakterizohet nga një refraktarizëm dhe kult
“Njëshi” shumë të fuqishëm. Në lidhje me përfaqësimin e minoritetit etnik grek,
edhe aty vërehet dukuria e alternativave të ndryshme, sepse bëhet fjalë për një
komunitet të zhvilluar, si nga ana sociale, ashtu dhe nga ajo ekonomike dhe
madje me shqetësime politike. Mos harroni se pjesëtarët e minoritetit etnik
grek kanë qenë nga njerëzit më të përndjekur për bindjet e tyre politike gjatë
komunizmit. Por pas vitit 2009 kemi një faktor tjetër përcaktues, që krijoi
këto fenomene në hapësirën e minoritetit etnik grek: Ndërhyrja brutale, jo nga
ana e Partisë Demokratike, por nga ana e shtetit të PD-së, për ta
fragmentarizuar përfaqësimin politik të minoritetit etnik grek. U krijua një
formacion i ri politik, drejtpërsëdrejti i motivuar, por edhe i sponsorizuar me
të gjitha mjetet, shpeshherë abuzive, politike, ekonomike dhe financiare nga z.
Berisha. Por, ndërsa në vitin 2009 dështuan, duke dalë me maskën PD, në
zgjedhjet e vitit 2011 dështuan totalisht edhe me maskën e re të quajtur MEGA.
Kemi të bëjmë me të njëjtët njerëz, të njëjta parime, pavarësisht maskës së
përdorur që në vitin 2009 u shfaqën si seksione të PD-së, ndërsa tani si një
parti e mirëfilltë “greke” që do të përfaqësonin më mirë interesat e
minoritetit. Gjithsesi, ne besojmë se këto janë të shkuara; ne po punojmë
intensivisht dhe do të kemi fenomene, edhe brenda vjeshtës, që do të
kompaktësojnë përfaqësimin politik në radhët e minoritetit etnik grek. Kjo
është e domosdoshme, jo vetëm për të realizuar një përfaqësim potencial, i cili
do të çojë në përmirësim të statusit të të drejtave të tyre, por që do të jetë
kontribuues edhe për zhvillimet pozitive në lidhje me demokracinë, respektimin
e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në vendin tonë, por që është e
kuptueshme do të jetë edhe një kontribut edhe për vetë proceset integruese,
sepse të gjitha këto që thashë më sipër janë kushte të domosdoshme për t’u
plotësuar në rrugën tonë drejt familjes europiane.

Si do të realizohet kjo gjë? Do të kemi shkrirje partish,
apo vetëm bashkim në Parlament?

Nuk ka rëndësi forma, duhet dhe besojmë se ekzistojnë të
gjitha kushtet që të realizohet thelbi. Pastaj, në lidhje me formën do të ketë
diskutime sesi ajo mund të jetë më e efektshme në shërbimin që kërkon kjo
platformë e re për përfaqësimin e minoritetit etnik grek.

Z. Dule ju përfaqësoni një parti që ka ngritur që herët
çështjen e regjistrimit të popullsisë. Tashmë që qeveria kaloi ligjin për këtë
proces, mendoni se po formalizohet edhe kërkesa juaj?

Së pari kemi ecejake të rrezikshme dhe të dyshimta të
qeverisë, e cila, në një kohë që ua ka premtuar, jo vetëm Neve, por edhe
strukturave të BE-së, KiE-së, një regjistrim të mirëfilltë të popullsisë -
përfshirë elementin e përkatësisë etnike, besimit fetar dhe gjuhës amtare
konform standardeve europiane – është tejet intransparente në të gjithë
aktivitetin e saj. Është qëllimisht konfuze në mënyrën sesi e prezanton dhe
përfundimisht ka arritur që me qëndrimet dhe politikat e saj, t’u japë ushqim
qarqeve të ndryshme të cilat karakterizohen nga qëndrime ekstreme, pseudopatriotike,
që asgjë nuk mund të sjellin për vendin, shoqërinë dhe prioritetet e saj që
janë të lidhura ngushtë me vlerat europiane, por që bëhen madje pengesë e fortë
për axhendën europiane të Shqipërisë. Po presim dekretin presidencial dhe
botimin në Fletoren Zyrtare të ligjit. Ajo që mund të them, për momentin, duke
u rezervuar për fjalën e fundit pas dekretimit, se në thelb privon qytetarin
nga e drejta e vetëdeklarimit. Dhe privimi i qytetarit – në një proces
regjistrimi – nga e drejta e vetëdeklarimit pushon së karakterizuar një census
si europian, të lirë, të drejtë dhe demokratik.

Shihni një lidhje mes procesit të regjistrimit të popullsisë
mbi bazë vetëdeklarimi dhe nismës së ndërmarrë së fundmi “Një komb një
pasaportë”? Për kujtesë, edhe Greqia në kohën e z. Simitis ka aplikuar dhënie
shtetësie në masë për Pondët e Rusisë…

Ka dy elementë; së pari nuk po e besoj ende se z. Spahiu
vijon të jetë në atë pozicion delikat për funksionimin e shtetit të së drejtës
me përgjegjësinë e eprorëve të tij, ndërkohë që e ka nëpërkëmbur autoritetin
dhe misionin e detyrës që mban. Së dyti jemi në kohën e identiteteve dhe
identitetit europian. Nuk jemi në kohën e “Kombeve-Shtet”. Të gjithë këta me
këto filozofi, që as nuk i njohin, as nuk i besojnë, por veç spekulojnë me to
për të fituar ndonjë votë për formacione aktuale politike, apo potenciale, nuk
i bëjnë veç dëm vendit, shoqërisë, qytetarëve dhe interesave të tyre. Askush në
botën e sotme nuk mund të jetë kundër çdo qytetari që mund të aplikojë për
shtetësi, pasaportë dhe të drejta të tjera. Veçse këto nuk janë të drejta
kolektive, por individuale, të cilat mund të realizohen kur qytetarë të
ndryshëm janë të interesuar drejtpërdrejt, pa zhurmë, pa klithma dhe pa iu
kundërvënë të tjerëve. Në vendin tonë personalisht jam i shqetësuar se është
ndoshta hera e parë gjatë këtyre 20 vjetëve që tentohet në mënyrë sistematike
të kultivohet një mentalitet ndarjeje, shpeshherë dhe urrejtjeje me bazë etninë
apo fenë. Është fenomeni më i rrezikshëm që mund të lindë mes qytetarëve të
këtij vendi, ndaj duhet të jemi të gjithë bllok ndaj këtyre individëve dhe
qarqeve që nuk kanë asnjë motiv tjetër veç interesave të tyre, të sotme apo të
nesërme, politike dhe mbijetesës së tyre, por në kurriz të çështjeve shumë
kardinale të këtij vendi, siç është bashkëjetesa fetare, kohezioni social,
simbioza shembullore mes pjesëtarëve të shumicës dhe pakicës.

Si i vlerësoni marrëdhëniet shqiptaro-greke aktualisht?

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë shumë të
rëndësishme, jo vetëm për dy vendet dhe dy popujt, por dhe për stabilitetin dhe
prosperitetin e rajonit dhe më gjerë. Ato janë kyç për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Të mos
harrojmë se i gjithë procesi në fjalë mbështetet në iniciativën e Selanikut
2003. Presim me shumë interes iniciativat e reja që po përpunohen nga
diplomacia greke për Presidencën 2014, që synojnë një stad shumë më të lartë të
këtyre marrëdhënieve deri në aderim të plotë. Por duhet thënë se marrëdhëniet
shtetërore, pavarësisht nivelit të kënaqshëm të tyre, janë kapërcyer së tepërmi
nga marrëdhëniet mes qytetarëve dhe shoqërisë së të dyja vendeve, të cilat janë
pa komplekse, shumë më dinamike dhe që herët apo vonë do të imponojnë një
axhendë të re mes dy qeverive që shpesh i shohin me dyshim dhe prapamendim.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου