Τρίτη 21 Δεκεμβρίου 2010

Άρχισε το αβαντάρισμα του Μπολάνου από τον αλβανικό τύπο


Η εφημερίδα SHQIP με πλήρες ρεπορτάζ από την συγκέντρωση με τον Μπολάνο στην Αθήνα.
Το himarablog.blogspot.com  παροτρύνει την Ένωση Χειμαρριωτών  να βγάλει ανακοίνωση τύπου για να απαντήσει στην '' αντιπολίτευση '' υποννοώντας το ximara.blogspot.com και το  himaracity.blogspot.com.
Το himarablog.blogspot.com χαρακτηρίζει τις απόψεις της εφημερίδας SHQIP  αντίστοιχες των απόψεων Πλεύρη που παρευρέθηκε στην εκδήλωση του Μπολάνου!
Όλο το κείμενο στα αλβανικά της εφημερίδας SHQIP:

Fushata për Bashkinë e Himarës nis në Athinë

Fenomeni Bollano

Krerët e minoritetit konfirmojnë çeljen e një zyre greke për regjistrimin e pronave në Shqipëri

Një takim vetëm me mbështetës të besuar të PBDNJ-së dhe OMONIA-s, me rreth 80 emigrantë nga Himara dhe Dhërmiu, ka zhvilluar kryetari i kësaj partie Vangjel Dule dhe kryebashkiaku  kryeomonist i Himarës, Vasil Bollano, në sallën e Unionit të Gazetarëve të Greqisë ditën e diel. Takimi është zhvilluar në kryeqytetin grek, me praninë edhe të deputetit ultranacionalist të “Laos”-it Plevris, si dhe ish-kryetarit të “vorioepiriotëve” dhe kandidat për deputet, Babis Karathanos.
Takimi, sipas zërave të mbështetësve të afërt të Bollanos, ka qenë sipari i një turi të saponisur fushate për bashkinë e Bregut të Detit, nga dy krerët e minoritetit, Dule e Bollano. Ai është mbështetur, përmes fjalës së deputetit ultranacionalist i “Laos”-t, si dhe nga kryetari i shoqatës “Himara” Alfred Beleri, person i shpallur “non grata” në Shqipëri për shkak të pjesëmarrjes në aktin terrorist të prillit të vitit 1994 në masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër.
Mësohet se kryetari i PBDNJ-së zoti Dule është larguar nga takimi fill pas disa replikave mes disa të pranishmëve dhe kryetarit të bashkisë, Bollano, kur ky i fundit ka nisur të mbajë një fjalim për çështjen e regjistrimit të pasurive në minoritet. Bollano shtoi se “do të fillojë regjistrimi i pasurisë, madje do të hapet edhe një zyrë nga QE OASA që do të merret me këtë proces”. Ndërkohë që për çudinë e disa pjesëmarrësve në takim, shtoi se në krye të kësaj zyre do të vendoset Marko Daflla, të cilin vetë Bollano e paska hequr vite më parë nga zyra e kadastrës. Madje shtoi se “do të paraqesë edhe një formular me 14 pika për regjistrimin e pasurisë”. Në këtë moment, një himarjot i pranishëm ka ndërhyrë duke u shprehur pro ligjit 7501, por ka qenë kryebashkiaku Bollano që e ka ndërprerë, duke pasuar shkëmbimin e disa replikave. Në fjalën e tij, Bollano është shprehur edhe për regjistrimin e popullsisë në zonën e minoritetit. 
Pas takimit të zhvilluar në sallën e Unionit të Gazetarëve grekë, nga emigrantë himarjotë dhe të shtatë fshatrave të Bregut mësohet se ka pasur shumë pakënaqësi për konfidencialitetin e takimit. Zërat pohojnë se mes emigrantëve himarjotë nisja e takimeve të tilla të Bollanos, lexohen si afishim i dëshirës së tij për rikandidim. Mirëpo, mes emigrantëve të kësaj zone ka shumë zëra që janë kundër, madje shprehen me nervozizëm për politikat selektive që kryebashkiaku i Himarës po ndjek për çështje të pronësisë në bregdet.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου