Τρίτη 20 Σεπτεμβρίου 2011

Η ανακοίνωση της «Ομόνοιας» για την απογραφή, στις αλβανικές εφημερίδες



Δύο χαρακτηριστικά εξώφυλλα



Standart: Η απογραφή πληθυσμού ενώνει την Ομόνοια με την Aleanca Kuqezi

Shekulli: Η Ομόνοια ζητάει αναβολή της Απογραφής. Η Αποφαση του Συνταγματικού Δικαστηρίου επιβλήθηκε απο ανθελληνικά κέντρα.


Για όσους γνωρίζουν αλβανικά, παραθέτουμε και τα δύο άρθρα


OMONIA kërkon shtyrjen e censusit: Vendimi i Kushtetueses, i diktuar nga qarqet antihelene
Organizata OMONIA kërkon shtyrje të afatit të censusit me 6 muaj, duke u shprehur se ky proces ka si synim tkurrjen statistikore të minoritetit grek në Shqipëri.
Në një deklaratë të saj, OMONIA shprehet se “Për fat të keq konstatojmë se procesi i pritshëm i censusit nuk përbën kushtet e një pasqyrimi të saktë e të besuar të çështjeve të tilla sensibile si demografia e minoritetit etnik grek. Mënyra e procedimit dhe reklamimit nuk ka asgjë të përbashkët me standardet europiane dhe nuk përputhet me praktikën e organizmave ndërkombëtare”.
Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të gjendjes civile, OMONIA shprehet se është një vendim i diktuar nga qarqet antihelene. “Këshilli i Përgjithshëm i OMONIA-s shpreh indinjatën për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, një vendim ky sa tendencioz, aq i diskutueshëm dhe në kundërshtim me konventat europiane dhe ndërkombëtare, vendim i diktuar nga qarqet nacionaliste dhe antihelene”, thuhet në deklaratë. / Entela Bani




Organizata e minoritetit grek i ka cilësuar si të papranueshme amendamentet e PDIU-së në ligjin e regjistrimit, pasi sipas saj ato heqin mundësinë e vetëdeklarimit

Një aleancë kundërthënëse është zhvilluar ditët e fundit, pasi kërkesës së Aleancës Kuqezi për shfuqizimin e ligjit për regjistrimit e popullsisë i është bashkuar edhe organizata e minoritetit grek, Omonia. Mollë sherri janë bërë amendamentet e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që për Omonian ndalojnë vetëdeklarimin, pasi deklarimi i rremë nuk merret parasysh sipas ligjit, të pasuruar me amendamentet e PDIU.


Deklarata
Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë dje për mediet, Omonia i cilëson amendamentet e PDIU-së në ligjin për regjistrimin si të papranueshme, pasi ato në thelb heqin të drejtën e vetëdeklarimit të kombësisë. Omonia vendosi “si kusht të panegociueshëm të anulohet ligji përkatës që ndalon në realitet të drejtën e vetëdeklarimit” dhe për këtë kërkoi nga qeveria të shtyhen afatet e regjistrimit.
“Kërkojmë shtyrjen e afateve të regjistrimit, që koha që do të mbetet të përdoret... për rregullimin e mangësive dhe dashakeqësisë të procesit aktual, si përmirësimi i klimës, fushatë për pjesëmarrjen, materialin e parapërgatitur dhe pyetësor në gjuhën amtare dhe transparencë në analizimin e të dhënave”, - deklaroi Omonia, duke kërkuar para dhe mbi të gjitha shfuqizimin e amendamenteve të kaluara nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet në ligjin për regjistrimin e popullsisë.
Në rast të kundërt, kërcënoi Omonia, ajo do të zhvillojë regjistrimin e saj të anëtarëve të minoritetit. Ndërkaq, Omonia shprehu: “Turpin dhe zhgënjimin tonë për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, një vendim që u detyrua nga forca antigreke”.


Amendamentet
Molla e sherrit për mbështetësit e regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare janë amendamentet e kaluara në ligjin për regjistrim nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. PDIU është deklaruar kundër pyetjeve për kombësinë dhe fenë, por kaloi në Kuvend dy amendamente, që sipas saj “edhe në rast se Komisioni Qendror i Censusit do të vendosë në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë shqiptare, që të përfshijë pyetje mbi kombësinë, statistikat që do të rezultojnë nuk do të preken nga abuzimet e mundshme”.
Amendamentet e PDIU-së detyrojnë INSTAT-in që jo vetëm të hetojë çdo deklaratë për kombësinë, por edhe ti ballafaqojë ato me regjistrin për gjendjen civile. Kështu, nëse dikush gënjen për kombësinë e tij, në pyetësor, jo vetëm që ai do të dënohet me gjobën 100 mijë lekë të reja, por INSTAT do të jetë i detyruar që të përfshijë në statistikat zyrtare të dhënat e sakta, pra ato që gjenden në regjistrin kombëtar të gjendjes civile.
Kjo duket se ka shqetësuar Omonian, pasi me anë të amendamenteve nëse dikush që në regjistrin e gjendjes civile është shënuar si shqiptar dhe deklarohet si grek në census, INSTAT-i do të marrë si të mirëqenë faktin se ai është shqiptar.



http://borioipirotis.blogspot.com/2011/09/blog-post_6899.html



Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου