Σάββατο 8 Οκτωβρίου 2011

Νάρτα Αυλώνας



Δημοσίευμα της αλβανικής εφημερίδας “Mapo”, παρουσιάζει ρεπορτάζ από την απογραφή στο ελληνόφωνο χωριό Νάρτα Αυλώνας. Είναι από τα μεγαλύτερα χωριά του νομού, με 5.000 εγγεγραμμένους κατοίκους, από τους οποίους μένουν μόνιμα περίπου το 20-25%. Τω χωριό αυτό μαζί με το άλλο ελληνόφωνο γειτονικό χωρίο Ζβερνέτσι, μπορείς να πεις πως είναι δύο «ελληνικά νησάκια» στη μέση της Λιαμπουριάς, λίγο πιο βόρεια της πόλης Αυλώνα.

Σύμφωνα με το δημοσίευμα, η διαδικασία της απογραφής κυλάει ομαλά και όλοι οι κάτοικοι δηλώνουν την Ελληνική τους καταγωγή. Σε ερώτηση του δημοσιογράφου γιατί δεν άκουσαν το κάλεσμα της Ομόνοιας για αποχή από την απογραφή, οι κάτοικοι απάντησαν πως ψηφίζουν ΚΕΑΔ αλλά θεωρούν λάθος την απόφαση για αποχή. «Μαζί με το θρήσκευμα, μας αφαίρεσαν και την εθνικότητα, κάποιοι που τώρα θέλουν να απογραφούμε ως αλβανοί, μας βρίσουν ως Έλληνες. Είμαστε περήφανοι που είμαστε Έλληνες και έχουμε για πρώτη φορά την ευκαιρία να δηλώσουμε μόνοι μας τι είμαστε. Πιστεύω πως όλοι οι Ναρτινοί θα δηλώσουν Έλληνες», είπε μεταξύ άλλων ο δάσκαλος του χωριού Γιώργος Ζήλος.


Άρτα Αυλώνας: Είμαστε και θα παραμείνουμε Έλληνες
Αναρτήθηκε από Himara News

MAPO - Banorët e Nartës: Regjistrimi, për të treguar origjinën greke

VLORË Banorët e fshatit Nartë, një fshat greqishtfolës, janë të gatshëm t’u përgjigjen pyetjeve që do t’u bëhen nga anketuesit e censusit. Narta, një fshat në veriperëndim të qytetit të Vlorës, ku shumica e banorëve jetojnë dhe punojnë në Greqi, sot numëron jo më shumë se 1000 banorë, kur para viteve ‘90 ajo ka qenë një nga fshatrat më të mëdhenj të Vlorës, me rreth 4000-5000 banorë. Banorët thonë se ata po regjistrohen dhe se deklarohen që janë grekë. ”Procesi po shkon më mirë nga sa e kishim menduar. Në ditët e para të llogaritjes së censusit, askush nuk ka refuzuar deklarimin, ndërsa gjithçka ka vazhduar normalisht”, - shprehet njëri prej regjistruesve në Nartë.

Këta pak banorë të mbetur shprehen të gatshëm t’u përgjigjen pyetjeve të anketuesve për regjistrim. Një tjetër banor tregon se regjistrimet kanë filluar dhe njerëzit nuk kanë bojkotuar këtë proces; ata u përgjigjen pyetjeve të anketuesve, deklarojnë se janë grekë. “Fshati i Nartës është me orgjinë greke, por toka është shqiptare. Ne jemi të ardhur nga Greqia në Shqipëri. Deklaratave të ‘Omonias’ për bojkot ne nuk do t’u përgjigjemi edhe pse jemi me PBDNJ-në, ne do të deklarohemi grekë dhe me kombësi greke. Në kohën e komunizmit na thoshin grekë dhe tani na thonë shqiptarë, ne jemi grekë dhe do të regjistrohemi grekë”, - vijon ai.

Një prej banorëve, dikur mësues në shkollën e fshatit, Jorgaq Zilo, shprehet rreth regjistrimit të popullsisë.

A kanë ardhur anketuesit në shtëpinë tuaj?

Ka dy ditë që ka filluar regjistrimi në fshatin e Nartës, tek familja ime nuk kanë ardhur ende dhe unë pres që të vijnë. Shumicës së fshatarëve të Nartës nuk iu janë bërë instruktimet dhe nuk dinë se çfarë të shprehin rreth regjistrimit.

Organizata “Omonia” shprehet rreth bojkotit të regjistrimit, ju si mendoni?

Për sa i përket deklaratës së “Omonias” për bojkot ndaj regjistrimit, unë nuk janë dakord sepse origjinën tonë e kemi të qartë dhe duhet që ta shprehim pa asnjë ngurrim, pra nartiotët kanë qenë me origjinë greke dhe do të jenë grekë. Në kohën e regjimit, bashkë me fenë janë hequr dhe origjina jonë, dhe tani në këtë regjistrim patjetër duhet të shprehen atë që kanë pasur stërgjyshërit e tyre, të deklarojnë që janë nga Narta, sepse janë pajisur me dokumente minoritare, me karta 10-vjeçare greke dhe, në qoftë se nuk deklarohet, pra të mohojmë origjinën tonë, atëherë të dorëzojnë kartat greke 10-vjeçare, të dorëzojnë marrjen e pensioneve, të dorëzojnë marrjen e vizave në kohë dhe pa kohë, dhe ta quajnë veten shqiptar.

Pra, ju do të vetëdeklaroheni si grekë?

Kush të dojë, ta deklarojë veten ashtu si e ndjen, por për ne si nartiotë e drejta është se jemi, kemi qenë dhe do të jemi grekë. Unë dhe shumë bashkëfshatarët e mi nuk do të bojkotojmë regjistrimin dhe do të deklarojmë kombësinë greke.




http://nartablog.blogspot.com/

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου