Κυριακή 4 Δεκεμβρίου 2011

Δριμύ καταγορώ «Τσάμικου Κινήματος» για τον Ιντρίζι του PDIU




Όσες κατηγορίες « σέρνει η σκούπα» επιρρίπτει το για πρώτη φορά εμφανιζόμενο «Τσάμικο Κίνημα». Το νέο αυτό κίνημα, σύμφωνα με την εφημερίδα «Τεμα», που οργανώνεται εντός της τσάμικης κοινότητας, εξέδωσε χθες μια πολυσέλιδη ανακοίνωση κατά του Shpetim Idrizi, όπου τον κατηγορεί πως μέχρι τώρα το μόνο που έχει κάνει ήταν τα προσωπικά παζάρια με το «τσάμικο ζήτημα».

Το «Κίνημα» κατηγορεί τον Ιντρίζι πως δεν υπήρξε εντελώς καμία πρόοδος για τη νομική λύση, ούτε και για την δημιουργία μιας βάσης δεδομένων. Συνεχώς τον αποκαλεί αυτοκηρυγμένο πρόεδρο έναν σακκουλά χρημάτων από τελεωνεία και εφορίες, άνθρωπος που τρείς ώρες την ημέρα ασχολείται με το τζελ των μαλλιών του. Επίσης τον κατηγορούν πως είναι βουτηγμένος στη διαφθορά και διαπλοκή, πως έβαλε σε δουλειές ανθρώπους της οικογένειας, ανθρώπους με βεβαρημένο ποινική μητρώο.


Επίσης το «Κίνημα» κατηγορεί τον Ιντρίζι πως έχει εκμεταλλευτεί τους τσάμηδες νέους, τους έχει κακομεταχειριστεί σε τυφλές κομματικές διοργανώσεις, κατευθυνόμενοι από διάφορες μιντιακές φούσκες. Ο Ιντρίζι, σημειώνουν, «ένας «μοντέρνος εθνικιστής» που συμπεριφέρεται χειρότερα μαπό τους κουρασμένους δικτάτορες του περασμένου αιώνα στα Βαλκάνια».

Τέλος αυτό που χρόνια τώρα ψιθυρίζεται, το «Κίνημα» εντός της τσάμικης κοινότητας, το φέρνει στο προσκήνιο, «το θέμα αυτό χρησιμοποιείται για να γεμίσουν σακιά με λεφτά οι αυτοκηρυγμένοι αγνοώντας ανοιχτά το κράτος δικαίου, την κρατική διοίκηση και το μίνιμουμ της ανθρώπινης αξιοπρέπειας».

Και καταλήγει η ανακοίνωση » Και για άλλους λόγους υψίστης σημασίας εμείς θέλουμε να πάρουμε στα χέρια μας τις τύχες της κοινότητάς μας».

Παραθέτουμε όλο το κείμενο στο πρωτότυπο:

Ja teksti i plotë:

-Të zhgenjyer nga sjellja e deritanishme e PDIU-së:

1. Asnjë progres në nisjen dhe zgjidhjen ligjore të çështjes çame. Veç dogmave të kryetarit (të vet-shpallur e asnjë herë të konfirmuar nga struktura legjitime) për gjoja nisjen e studimit ligjor për mënyrën e zgjidhjes së çështjes as një çerek hapi nuk është bërë deri tani.

Firma ligjore që u prezantua në media se gjoja ishte përzgjedhur për mbrojtjen e kësaj çështje konfirmon se kërkesat e saj të shumta për nisjen e çështjes nuk po marrin asnjë përgjigje nga PDIU dhe kryetari i vet-shpallur.

2. Asnjë organizim për krijimin e data-base për komunitetin çam dhe nevojave të tyre.

Veç dogmave asnjë hap për krijimin e këtij database. Asnjë emër, asnjë strukturë, asnjë individ nuk ka marrë një detyrë të tillë deri më tani.

3. Asnjë organizim strukturash prej dy vjetësh. Veç grupe paralele të krijuara nga krytari i vetëshpallur në çdo qytet, të cilat në vend të fokusohen në promovimin e çështjes çame, si detyrë parësore kanë eleminimin e njëri tjetrit. Për t’i mbajtur të varur, të heshtur, për të mos ngritur krye ndaj këtij drejtimi jo-profesional dhe delirant të gjithë këtyre mbështetësve dhe patriotëve veç e veç u premtohen të njëjtat gjëra duke i gënjyer haptas dhe në ditë më diell.

4. Asnjë plan punësimi të qartë. Të sakrifikuar për idetë delirante të vetëshpallurit kryetar, që duke mos punësur askënd, do t’i bënte presion qeverisë për ta promovuar atë vetë si ministër. Të lodhur nga pritja që ky njeri nuk kupton se nuk ka besueshmërin, backgroundin dhe marrëdhëniet njerëzore për tu bërë ministër. Asnjë kryeministër nuk do promovonte për ministër një thesaxhi paresh doganash e tatimesh vetëm për faktin se artikulon dy fjalë të bukura dhe harxhon 3 orë në ditë (çdo dite) për të lëpirë dhe lyer flokët dhe për tu trukuar sikur e gjithë kjo do të mbulonin mëkatet e të shkuarës. Ky njeri që nuk ka besimin e pozitës e as të opozitës, që mendon se bënë “politikë të madhe” por veç diskretiton veten e tij me intrigat pa fund që prodhon çdo ditë.

5. Të zgjënjyer prej faktit se puna dhe mundi i dhjetra njerzve shërbyen vetëm për të punësuar familjaret e të vet-shpallurit kryetar (si zëvëndës drejtues të Institucionit të Mbikëqyrjes Financiare), (si drejtor ambulance në Tiranë), shokëve të djalit dhe të promovimit të të lloj lloj njerëzish që s’kanë asnjë lidhje me çështjen çame, që kanë precedent penal, që janë njerëz të identifikuar nga organet e drejtësisë, të flakur nga krahe të ndryshme politike dhe të njohur për sekserllëqet e tyre në botën politike, që jo vetëm s’kanë arsimin përkatës, por janë mbledhur enkas për të krijuar falanga korrupsioni. Të lodhur nga pazarët me drejtuesit aktualë të disa institucioneve që vetëm për mos t’i hequr nga detyra janë të detyruar t’i japin haraçin të vet-shpallurit në mes të ditës me diell, të indinjuar prej disa të emëruarve të rinj, që vetëm për të pasur mundësi të vjedhin për të vet-shpallurin dhe për vete kanë ngritur tashme edhe nivelin e “pazareve” të korrupsionit në vendet e tyre të punës.

6. Të lodhur nga vizioni i tij për administratën, për ndërrime 2-3 mujore të emëruarish për prishje pazarësh mes tyre (se i vet-shpalluri mendon se akoma duhet te vidhet si në kohën e thasëve të tij). Zoti i ruajt të gjithë ato shqiptarë që kanë të bëjnë aktualisht më institucionet që kontrollohen prej tij.

7. Për të gjithë ata që në jetën e përditshme kanë halle dhe probleme, që i kthejnë në kufi, i heqin nga puna e s’kanë kurre fatin të flasin njëherë në telefon më të vet-shpallurin sepse zakonisht ky lider i madh zgjohet në orën 11.00 dhe del nga shtëpia nga ora 13.00 a 14.00 (kohë e nevojshme për trukim). Për të gjithë ata që trajtohen si statistika e jo si anëtarë të këtij komuniteti të përvuajtur.

8. Për të gjithë ata që janë gënjyer, mashtruar, mbajtur me shpresa të rreme, për të gjithë ata që u ka kaluar përpara e su ka dhënë njëherë dorën, si ka buzeqeshur kurrë e s’ka shkëmbyer kurrë një fjalë. Për të gjithë ata që kanë derdhur djersë për çështjen dhe i vet-shpalluri nuk i mban mend as emrin e jo me tu dal për zot.

9.Për të gjithë ata të rinj të komunitetit çam të papunë, të shfrytëzuar, keqtrajtuar nëpër organizime qorre partiake, të drejtuar nga lloj- lloj flluskash mediatike, të lënë papunë e pa shpresë e të kujtuar veç kur i duhet me tund ndonjë flamur i vet-shpalluri.

10. Të zhgenjyer nga iluzionet e tij prej “Gadafi” për të organizuar kongresin e Partisë në dhe për tu zgjedhur nga njerëz rruge dhe pa mandate. Nga njerëz që nuk i ka zgjedh njeri dhe nuk i ka mandatuar njeri për të zgjedhurën kandidaturën e vetme të këtij pseudo patrioti. Një “nacionalist modern” që sillet me keq se diktatorët e lodhur që kanë performuar në shekullin e kaluar në Ballkan.

11. Për faktin se ky patriot i madh s’ka shkelur kurrë në Çamëri, nuk e di cfarë është Çamëria, por vetëm e përdhos këtë fjalë sa herë e zë në gojë. Nuk ka një vulë, një të dhënë në databasen e policis sonë kufitare që e vërteton këtë gjë.

12. Për faktin se kjo çështje po keq përdoret për të mbushur thasët me lekë të të vetëshpallurit duke shpërfillur në mes të ditës më diell shtetin ligjor, administratën shtetërore dhe çdo lloj minimumi dinjiteti njerëzor.

13. Të lodhur nga ky drejtim autokratik, nga ky i vet-shpallur që gjithmonë s’ka kohë për askënd se është shumë i lodhur, me tension të ulët, 50 % të herëve që e takon edhe gjasme i pamundur prej stresit të madh që po kalon për çështjen çame. Të lodhur nga karagjozllëqet që ky komunitet si ka as për sua e as për fis.

E për shumë shkaqe të tjera madhore që nuk duam të lodhim lexuesit, Ne sot duam të marrë në dorë fatët e komunitetit tonë.

Për të gjithë ata qe kanë qënë viktima të gjithë argumenteve të përmendura më sipër, për të gjithë ata që se durojmë më këtë tallje dhe këtë turp i ftojmë të bëhen pjesë e jona për ta shkundur në themel këtë turp nga gjiri jonë.

http://www.deropoli.com/?p=7796
Κάντε Click Εδώ

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου